Skënderbeu, dënohet me një ndeshje pa tifozë në fushën e tij
Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar me një ndeshje pa tifozë klubin e Skënderbeut, pas sjelljes së tifozëve në sfidën e mesjavës përballë Tiranës, të cilën korçaret e fituan 1-0, me gol të Bledi Shkëmbit. Vendimi i Komisionit të Disiplinës vjen pasi në këtë takim, në më shumë se një rast tifozët vendas hodhën sende në fushën e lojës, aq sa rreth minutës së 50-të u godit dhe futbollisti i bardhebluve Dorian Kërciku, me një kanaçe birre. Për këtë arsye, klubi i Skënderbeut që do të jetë i detyruar që ndeshjen e ardhshme në shtëpi ta luajë pa praninë e fansave. Ndeshja e radhës në fushën e tij, për ekipin korçar është ajo që do të luhet më 14 mars ndaj Vllaznisë.
KOHA JONË SONDAZH

