Skënderbeu dhe Kukësi ndajnë nga një pikë mes tyre
Skënderbeu-Kukësi janë ndarë me nga një pikë në takimin e raundit të 26-të të Abissnet Superiore. Dueli do të mbyllej në barazim 1-1.
Goli i parë dhe që zhbllokoi rezultatin u realizua nga Gjelbrim Taipi,i cili e goditi topin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e “verilindorëve”, të cilët edhe dominuan më shumë këtë fraksion.
Ndërsa në pjesën e dytë realizuan korçarët, të cilët mundën të merrnin barazimin po nga pika e bardhë e penalltisë, me Zguron që shënoi në minutën e 51-të.
Kukësi vijon të renditet i treti me 43 pikë, teksa Skënderbeu qëndron i fundit me 19 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

