Skënderbeu e bleu në janar, Abazaj kërkohet nga klubi i Seria A

Kristial Abazaj është transferimi i bujshëm i merkato së janarit te skuadra e Skënderbeu, por sulmuesi i Luftëtarit do të qëndrojë në Gjirokastër deri në fund të sezonit. 21-vjeçari është një ndër futbollistët më të spikatur në sezonet e fundit, teksa ka shënuar edhe golin më të bukur në këtë sezon.

Për Abazajn nuk kanë munguar ofertat edhe nga jashtë teksa “Gazzetta dello Sport“ në versionin print raporton se skuadra e Kievos ka shfaqur interes për bomberin e njohur.  Talenti i Shpresave është një ndër dëshirat e skuadrës italiane në krahët e sulmit, teks opsioni tjetër është Xhakerini nga Napoli. Gjithsesi mbetet e vështirë që Skënderbeu ta lërë të lirë për t’u larguar që tani.

Abazaj këtë sezon është aktivizuar 16 ndeshje në Kategorinë Superiore duke shënuar 5 gola dhe ka dhuruar dhe një asist. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?