Skënderbeu e la të fundit në renditje, trajneri i Kukësit: Dinamo dhe Vllaznia janë…
Një gol në nisje të lojës nga Rashica riktheu Skënderbeu te fitoret në Superligë, duke mposhtur 1-0 Kukësin e vendit të fundit. Korçarët me këtë tre pikësh krijojnë një distancë sigurie me vendet që rrezikojnë të zbresin nga kategoria.
“Shumë e rëndësishmja fitorja. Djemtë treguan karakter sepse ishte një ndeshje ‘luftë’ për topat e dytë, goditjet standarte, karakteri dhe mund të them që jam i kënaqur me tre pikët”,-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut. “Jam shumë i kënaqur duke marrë shkas nga problematikat që ka patur ekipi në ndeshjet e fundit. Pësimi i golave. Sot pësuam një gol por patëm ekuilibër gjatë gjithë lojës dhe gjithashtu patëm edhe mundësitë tona”,-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Kukësit.
Suprizë këtë javë ishte barazimi i Tiranës 1-1 kundër Erzenit. Në Air Albania shijakasit i shkuan shumë pranë fitores, por goli i Abazajt bëri që ekipet të ndajnë pikët. Në këtë ndeshje për Erzenin debutoi trajneri i ri Skeerdi Bejzade, ndërsa barazimi i vendosi Tiranën në pikëpyetje vendin e katërt që të dërgon në ‘play-off’.