Skënderbeu fiton duelin e mbijetesës ndaj Kastriotit
Skënderbeu ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në duelin e mbijetesës përballë Kastriotit 2-1 në Korçë dhe barazon Dinamon me 14 pikë në 14 ndeshje të këtij sezoni në Superiore. Krutanët mbeten në vendin e fundit me vetëm 8 pikë, 3 më pak se Egnatia, që luan Laçin në Rrogozhinë.
Skuadra e drejtuar nga Memellit zhbllokoi ndeshjen me Mensah që në minutën e 11-të pas një goditje me kokë. Greca do të barazonte për krutanët në minutën e 40-të. Gjithsesi në fraksionin e dytë, Skënderbeu gjeti dhe golin e avantazhit me Meksin në minutën e 68-të.
KOHA JONË SONDAZH

