Skënderbeu gjen fitoren dhe ngjitet në vendin e pestë, mposhti Laçin në shtëpi
Në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore, Skënderbeu gjen fitoren në kampionat, teksa mposhti Laçin në shtëpi, me rezultatin 2-1. Skënderbeu e mbylli pjesën e parë në avantazh minimal, falë një goli të shënuar nga Lucho Vasquez në minutën e 23-të.
Fraksioni i dytë, ishte akoma më i bukur, me miqtë që barazuan falë një supergoli të Traore në minutën e 70-të. Megjithatë baraspesha zgjati pak, pasi korçarët rikthyen avantazhin.
Skënderbeu fitoi penallti, e cila u ekzekutua nga Yuri Merlim, por u prit nga Dajsinani, dhe në vazhdim të aksionit, Bismark përfitoi nga topi i kthyer dhe e ndali në rrjetë, për të shënuar golin e dytë për vendasit, që në fund rezultoi i fitores. Skënderbeu ngjitet në vendin e pestë me 7 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e fundit me vetëm 3 pikë.