Skënderbeu gjen pasuesin e Dajës në krye të ekipit

Julian Ahmataj mund të quhet trajneri i ri i Skënderbeut. Presidenti Ardian Takaj ka arritur akordin me Ahmatajn për t’i besuar skuadrën në sezonin e ardhshëm në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme Federale në Zvicër.

Ahmataj një teknik që në eksperiencën e tij ka dëshmuar se mund të marrë më të mirën edhe në kushte specifike, duke menaxhuar në mënyrën më të mirë situata nga më të vështirat, raporton Supersport.

Tekniku 41-vjeçar ka arritur akordin me presidentin Takaj dhe pritet të nisë punën në fillimin e javës së ardhshme, duke nisur nga ristrukturimi i një grupi që në përfundim të kampionatit pësoi shumë largime të rëndësishme ne emra si Dejvi Bregu, Bruno Dita, Enea Koliçi dhe i riu Elezi. Klubi mbetet në pritje të CAS, teksa synimi është për të ndërtuar një skuadër kompetitive që të konkurrojë denjësisht në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?