Skënderbeu merr fitoren e parë në Superiore për këtë sezon, mund Kukësin (VIDEO)
Skënderbeu gjen fitoren e parë sezonale, duke marrë një fitore 2-1 ndaj Kukësit në sfidën e parë të javës së 8-të Abissnet Superiores. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan për të dyja skuadrat.
Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit që zhbllokojnë rezultatin në minutën e 54 me Dumfour. 5 minuta nga fundi, Skënderbeu do të shënonte edhe golin dytë dhe të sigurisë me sulmuesin Mensah.
Kukësi do të ngushtonte rezultatin në fundin e ndeshjes me Hilën që do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e panalltisë, por që do të kishte vlera sa për statistika. Kjo është fitorja e parë për “Ujqërit e Dëborës” në kampionat dhe momentalisht renditen në vendin e 8 me vetëm 6 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

