Skënderbeu ndal Tiranën e Egbo-s, ka sërish polemika për arbitrimin (VIDEO)
Tirana i jep fund serisë së rezultateve fitoreve radhazi në kampionat nën drejtimin e Egbo. Pas 7 ndeshjesh, bardheblutë kanë barazuar 1-1 ndaj Skënderbeut në “Air Albania Stadium”. Ndeshja nisi më mirë për skuadrën korçare që fillimisht vendosi në provë Likën me Bregun në minutën e 25-të. 3 minuta më pas mesfushori i skuadrës së Skënderbeut do të përfitonte nga një gabim i mbrojtjes bardheblu për ta dërguar topin në rrjetë.
Tirana gjeti shumë shpejt golin e barazimit me Cale, por arbitri Meta e anuloi për shkak të një prekje me dorë nga Ngoo. Në pjesën e dytë Tirana vuan për të gjetur hapësirat e duhura për të goditur portën e korçarve. Në krahun tjetër, Pëllumbi humbi një rast të artë në minutën e 71-të me portën të gjithën e boshatisur e dërgoi jashtë kuadratit.
Tirana ndërkohë arriti që të barazonte rezultatin 10 minuta nga fundi i pjesës së parë. Cale nis me shpejtësi topin pas një faulli në afërsi të zonës, teksa pas një kombinimi me Ngoo, e dërgon topin në rrjetë. Korçarët protestuan ashpër, pasi sipas tyre topi ishte në lëvizje.
Skuadra bardheblu mbetet në vendin e dytë me këtë barazim me pikë të njëjta me Kukësin, që mund të shkëputet nëse fiton në transfertën ndaj Bylisit. /R.Lika-Koha Jone/