Skënderbeu ndeshet sot me Flamurtarin
Starton sot edicioni 2016-2017 i kategorisë Superiore. Sfida kryesore e ditës pritet të jetë ajo që do të zhvillohet në orën 19 në Korçë mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Kampionët e Shqipërisë kanë ndryshuar jo pak duke parë që tashmë në stol nuk është Josa por Agostinelli, po ashtu nuk janë pjesë e skuadrës Arapi i larguar dhe Shkëmbi i cili i dha lamtumirën futbollit.
Pritet që në këtë takim të parë trajneri Agostinelli të aktivozjë të gjitha afrimet e reja, pra Micin, Fukuin e Serxhio, sigurisht pika e referimit do të jetë goleadori Hamdi Salihi. Në anën tjetër ka pasur shumë ndryshime edhe në kampin vlonjat dhe shumë afrime të reja. Magani tashmë ka marrë drejtimin dhe do të synoj që ky ekip mos të rrezikojë më qëndrimin në Superiore.
Partizani do të përballet në Elbasa Arena me Luftëtarin, një takim që do të luhet në ELbasan për faktin se stadium i qyteti të Gjirkastër poi nënshtrohet një rikonstruksioni të pjesshëm. Trajneri Sormani pritet të përdorë skemën 4-3-3 me Vilën, Ekuban dhe Filin në repartin e avancuar, ndërsa një fanellë titullari mund të ketë edhe për Luca Bertonin.
Tirana do të ketë një përballje të vështirë në transfertë ndaj Teutës. Klubi bardheblu nuk ka kryer një merkato shumë intensive megjithatë ato futbollistë që janë afruar pretendohet se bëjnë diferencën, në këtë mënyrë sulmi do t’i besohet afrikanit Eneh me të rikthyerin Taku e Dajën në mesfushë. Një tjetër sfidë ineresante do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit që do të zhvillohet nesër në orën 19 në “Loro Boriçi”. Kuksianët fitues të kupës e superkupës kanë pretendime serioze për titull.
KOHA JONË SONDAZH

