Skënderbeu, negociata me kroatin Ivan Krstanoviç
Ivan Krstanoviç mund të jetë përforcimi i Skënderbeut në vijën e sulmit. Ish- sulmuesi i Dinamo Zagreb dhe Rijeka i është propozuar presidentit Takaj. Lojtari në fjalë ka luajtur në masë të konsiderueshme në Dinamo Zagreb dhe në Rijeka duke shënuar mesatarisht 15 gola në edicion. Vitin e fundit ai luajti në Zadar dhe tani është pa kontratë. Krstanovic është 32 vjeç dhe përvoja e tij mund ta ndihmojë Skënderbeun, për aventurën europiane dhe më pas pse jo dhe në kampionat. Për momentin në organikën e sulmit të Skënderbeut janë Latifi, Lima dhe Abiliaj, pasi Olainka ende nuk është paraqitur në kampin stërvitor.
KOHA JONË SONDAZH

