Skënderbeu prezanton 6 afrime të reja në merkato

Skënderbeu ka prezantuar gjashtë afrimet e reja të merkatos së dimrit, duke përforcuar çdo repart, për fazën vendimtare të kampionatit.

Në sulm, korçarët kanë siguruar shërbimet e Aldi Gjumsit dhe Mario Beshirajt, ndërsa nga Norvegjia ka mbërritur sulmuesi Elias Aarfort, i vetmi i huaj në këtë listë.

Për portën, pas dëmtimit të Marko Alias, është zgjedhur Ilir Dobjani, i cili vjen me përvojën e kampionit nga Egnatia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtja është përforcuar me Klaidi Çelën, i cili rikthehet nga Amerika, si dhe me Klejdi Palokën, produktin e Vllaznisë që mbylli aventurën në Kosovë me Vushtrrinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këto lëvizje, Skënderbeu blindon skuadrën, për të synuar rikthimin në Superiore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?