Skënderbeu shkarkon trajnerin Ahmataj pas humbjes me “poker” ndaj Kukësit

Humbja 0-4 me Kukësin , i ka kushtuar vendin e punës Julian Ahamtajt. Klubi korçar nëpërmjet një njoftimi ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin elbasanas për shkak të rezultateve të dobëta.

Në 17 javët e para Skënderbeu ka marrë 2 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje, duke u renditur në vendin e fundit me 12 pikë, aq sa Bylisi.

Njoftimi i Skënderbeut:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. Skënderbeu falënderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit. I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen. Me Respekt, KF Skënderbeu!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?