Skënderbeu shkatërron Kastriotin, Bregu shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Skënderbeu vijon ecurinë perfekte në kampionat, duke fituar edhe në transfertën ndaj Kastriotit. Skuadra e Orges Shehi triumfoi në shifrat 0-3 duke blinduar vendin e parë në renditje pas dy javëve të para me 4 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Demte hapi serinë e golave në minutën e 16-të, me sulmuesin që gjeti golin e parë. Skuadra korçare nuk u ndal me kaq, teksa në minutën e 30-të dyfishoi rezultatin. Dejvi Bregu ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.
4 minuta nga fundi ish-sulmuesi i Luftëtarit, shënoi edhe golin e dytë personal pas një shpërthimi të Otto Johni. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

