Skuadra e Championship kërkon të transferojë Kamberin në verë

Florian Kamberi gjatë kësaj vere mund të transferohet në Poloni tek Lech Poznan, por në orët e fundit është shtuar edhe skuadra e Hull City. Duke iu referuar raportimeve të mediave skoceze Rangers me shumë mundësi nuk do ta blejë kartonin e sulmuesit 25-vjeçar i cili në 9 sfidat që ka zhvilluar me skuadrën e Steven Gerard ka realizuar vetëm 1 gol.

Për këtë arsye në garë për Kamberin përveç Lech Poznan ka hyrë edhe Hull City, por për ta blerë nga Hibernian kartonin e Kamberit, klubi i Championship duhet të përgatisë një ofertë prej 150 mijë paund, pasi skocezët kërkojnë të njëjtën shifër që shpenzuan për të blerë lojtarin nga Grasshoppers në korrikun e vitit 2018-të.

 

SHKARKO APP