Skuadra e La Ligas bën gati ofertën për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani mund të jetë protagonist i një lëvizjeje të rëndësishme në këtë merkato dimërore. Mesfushori shqiptar, në pronësi të Interit dhe aktualisht i huazuar te Torino, së fundmi ka përfunduar në orbitën e Gironës. Sipas prestigjiozes spanjolle Marca, klubi katalanas ka kryer një sondazh për të kuptuar situatën e lojtarit dhe mundësitë për një transferim të mundshëm gjatë kësaj dritareje merkatoje.

Girona ka kontaktuar drejtuesit e Interit për të marrë informacion mbi disponueshmërinë e Asllanit dhe për të vlerësuar nëse operacioni mund të kompletohet. Në të njëjtën kohë, Torino po shtyn për ta rikthyer mesfushorin në Milano para kohe, çka e bën situatën edhe më komplekse.

Interi, nga ana e tij, po vlerëson me kujdes çdo skenar, i vetëdijshëm për potencialin e lojtarit dhe interesin në rritje nga jashtë Italisë. E ardhmja e Asllanit mund të vendoset shumë shpejt, me La Ligën që shfaqet si një destinacion gjithnjë e më konkret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?