Skuadra e njohur turke kërkon Rey Manaj në merkaton e janarit
Sulmuesi i kombëtares tonë Rey Manaj nuk po kalon një sezon pozitiv në Superligën turke me skuadrën e Sivasspor. “Bomberi” ka shënuar vetëm 4 gola në 12 ndeshje dhe tashmë po mendon për të ndryshuar ekip.
Ai mund t’i japë lamtumirën Sivasporit pas një viti e gjysmë me këtë klub. Futbollisti kishte bërë të qartë se do të largohej gjithsesi në fund të sezonit kur i mbaron kontrata dhe në klub tashmë duan të përfitojnë nga një shitje e mundshme e tij.
Kështu dyert për Manajn janë të hapura me një ofertë bindëse dhe mediat turke kanë bërë të ditur se një nga klubet e mëdha të Turqisë, Trabzonspori, pritet të plotësojë kërkesat ekonomike për palët e përfshira.
Skuadra e Trabzonspor aktualisht nuk po bën mirë dhe ndodhet larg zonës së Europës, ndaj po kërkohen përforcime të rëndësishme për ringritjen e saj në pjesën ë dytë të edicionit, me Manajn që shihet si nja nga emrat që do ta ndihmojë për të bërë kthesën.
Vetë lojtari kishte deklaruar pak javë më parë se shihte veten gati për të dhënë kontributin në një nga katër klubet kryesore turke, si Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor.