Skuadra e Seria A hidhet në sulm për Arbër Hoxhën
Arbër Hoxha mund të largohet nga kroatët e Dinamo Zagreb. E ardhmja e sulmuesit të Shqipërisë mund të jetë në Serinë A italiane. Sipas Gianluca Di Marzio, Lecce ka hedhur sytë nga anësori i majtë.
Klubi ku luajnë dy mesfushorët e Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, është në kërkim të një sulmuesi, pas dëmtimit të Banda dhe në krye të listës qëndron Hoxha.
Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë ka kaluar një sezon pozitiv dhe shihet si një zgjedhje ideale për pjesën e dytë të sezonit, ku objektivi është padyshim mbijetesa në elitën e futbollit italian.