Skuadra në karantinë mundet 10-1, portieri shpallet lojtari i ndeshjes (VIDEO)

Emergjenca koronavirusit ka goditur kampionatin rus. Skuadra e Rostov ka qenë më e prekura nga virusi, me gjashtë lojtarë të infektuar dhe me pjesën tjetër të ekipit që ka përfunduar në karantinë të detyruar.

Kalendari i ka vënë përballë ekipit të Sochi-t, skuadër në kërkim të pikëve për mbijetesë. Pavarësisht situatës së dëshpëruar të Rostov-it, kundërshtarët nuk kanë pranuar ta shtynin ndeshjen.

Sfida është zhvilluar normalisht, por ekipi i Valerji Karpin ka qenë i detyruar të hedhë në fushë lojtarët e moshave. Pavarësisht avantazhit befasues me gol të 17-vjeçarit Romanov, ndeshja është mbyllur 10-1 për Sochi-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portieri i Rostov, 17-vjeçari Denis Popov, u shpall lojtari i ndeshje pas 15 pritjeve të bëra, mes të cilave edhe një penallti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?