Sky Sport Italia ndryshon orarin e derbit Tirana-Partizani

Derbi Tirana-Partizani rikthehet në fundjavë, me emocione të tjera pasi skuadra fituese mund të marshojë drejt titullit kampion dhe ajo humbëse mendohet se do të ketë shanse edhe më të pakta për një objektiv të tillë. Barazimi mund t’i penalizojë të dyja ekipet kryeqytetase, sepse u jep shanse skuadrave të tjera rivale, si Skënderbeu e Kukësi. Tirana kryeson tre pikë para Partizanit, ndërsa pritet sot të luhet edhe ndeshja mes Skënderbeut e Kukësit, ku në rast fitoreje të ekipit korçar që luan brenda fushës së vet, gara për vendin e parë do të jetë edhe më e hapur. Kukësi kryeson momentalisht tre pikë para Skënderbeut, e dy skuadrave kryeqytetase, Partizanit e Tiranës. Për shkak të interesit të lartë të derbit, ka ndryshuar orari mes Tiranës dhe Partizanit që ishte parashikuar të luhej të premten, në ora 18:00. Pas kërkesës zyrtare të bërë nga “Sky Sport Italia”, derbi i të premtes zhvendoset të luhet në ora 19:00.  Kërkesa e bërë nga “Sky Sport”, por  edhe platforma shqiptare që ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore, Supersport, ka bërë që ky takim të luhet  më vonë nga çfarë ishte parashikuar. Kjo kërkesë është mirëpritur nga Klubi Tirana si organizatore e ndeshjes, pasi jo vetëm interesimi i gjigantit televiziv  italian, por edhe  orari favorizon një pjesëmarrje më të madhe të tifozëve bardheblu. Pas rikonstruksionit kjo ndeshje do të rikthehet të luhet në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”. Edhe fazën e kaluar, Sky Sport Italia shfaqi interes për derbin Partizani-Tirana. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?