Sllovenia fiton me përmbysje ndaj Kosovës, Italia shumë e fortë për Poloninë (VIDEO)
Kosova nuk di të fitojë më. “Dardanët” pësuan humbjen e radhës kundër Sllovenisë 2-1. Muriqi zhbllokoi sfidën në minutën e 58-të, por goli i tij ishte i pamjaftueshëm për të marrë pikë. Kurtic dhe Ilicic në minutën e tretë shtesë me penallti i shkaktuan humbjen e tretë në pesë ndeshje Kosovës.
Italia vijon të dhurojë spektakël, teksa mbrëmjen e sotme ka dominuar dhe fitoi 2-0 ndaj Polonisë. Jorginho me penalti dhe Domenico Berardi 6 minuta nga fundi i pjesës së parë ishin autorët e golave.
Me të njëjtën rezultat fitoi edhe Belgjika kundër Anglisë. Tielemans dhe Mertens i dhuruan 3 pikët belgëve gjatë fraksionit të parë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

