Slot flet për krizën: Nuk dorëzohem, do të luftojmë të gjithë bashkë!

Arne Slot po kalon një periudhë shumë të vështirë në stolin e Liverpoolit. Humbja e rëndë 4-1 ndaj PSV Eindhoven në Champions League ka shtuar edhe më shumë presionin mbi trajnerin holandez, i cili tashmë numëron nëntë humbje në 12 ndeshje, seria më negative e klubit në 71 vitet e fundit.

Megjithatë, Slot ruan qetësinë dhe thekson se është i vendosur të vazhdojë punën. Ai sqaroi se bisedat me drejtuesit dhe drejtorin sportiv Richard Hughes mbeten të njëjta: “Janë të njëjtat diskutime që kemi pasur që në fillim. Do të vazhdojmë të luftojmë dhe të përmirësohemi. Presioni ekziston, por është pjesë e profesionit tonë.”

Tekniku holandez, i cili vetëm në maj udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të 20-të kombëtar dhe menaxhoi një merkato verore prej gati 450 milionë pafundësh,përfshirë rekordin britanik prej 125 milionësh për Alexander Isak ,nuk po arrin të ndryshojë kursin e skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

The Reds renditen të 12-tët në Premier League dhe të 13-tët në grupin e Champions League, duke reflektuar krizën e thellë sportive.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Presioni është gjithmonë i pranishëm në një klub të këtij niveli,” tha Slot, “por humbjet e shumta e kthejnë atë në një presion krejt ndryshe. Duhet të luftojmë dhe të shfrytëzojmë momentet kur luajmë mirë.”

Pavarësisht krizës, trajneri mbetet i vendosur: “Nuk dorëzohem. Jemi të gjithë bashkë, skuadra dhe trajneri, dhe do të vazhdojmë të luftojmë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?