Slot: Jemi në progres, Salah e kam gjithnjë në mendje

Në konferencën për shtyp para sfidës së radhës në kampionat, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka analizuar formën e skuadrës dhe progresin e bërë pas rezultateve të fundit, duke theksuar se ekipi po lë pas periudhën e luhatjeve.

Slot kujtoi se katër pikët e marra në dy ndeshjet e fundit kanë një peshë të veçantë, sidomos pas dy humbjeve në Anfield ku skuadra pësoi shtatë gola: “Jemi larguar vetëm një devijim nga mbajtja e dy porteve të paprekura. West Ham nuk shënoi në të vetmen rast të krijuar, ndërsa goli i Sunderland nuk ishte një mundësi e mirëfilltë. Kjo tregon progres. Nuk kemi pësuar nga goditjet e dënimit, dhe kjo është shumë e rëndësishme për stabilitetin tonë”, theksoi ai.

Trajneri holandez u ndal edhe te lojtarët e ardhur gjatë verës, duke i cilësuar si një shtysë të rëndësishme për rikthimin e besimit brenda grupit: “Lojtarët e rinj kanë sjellë energji. Florian Wirtz është shembulli më i dukshëm, por edhe Kerkez ka kontribuar, ndërsa Isak shënoi golin e tij të parë. Ka elementë pozitivë, megjithëse nuk jemi ende në pikën që synojmë. Por krahasuar me humbjet, situata është më optimiste.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket Mohamed Salah, Slot u shpreh se egjiptiani mbetet thelbësor në planet e tij, pavarësisht debatit të fundit lidhur me aktivizimin ose jo të tij: “Çdo lojtar është në mendimet e mia për të nisur ndeshjen, dhe Mo është i jashtëzakonshëm për ne. E kuptoj diskutimin kur nuk luan, sepse ka qenë vendimtar për gjashtë apo shtatë vite. Është normale që njerëzit të reagojnë kur mungon.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?