Slot: Sfida me Manchester City do të na tregojë se ku jemi!
Përballja ndaj Manchester City-t do të jetë një provë vendimtare për Liverpoolin. Kështu është shprehur trajneri Arne Slot në prag të supersfidës së Premier League, e cila do të luhet të dielën pasdite, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi në fazën finale të sezonit.
“City mbetet skuadër e fortë dhe do të jetë gjithmonë e tillë. Për ne, kjo ndeshje është një tjetër moment për të kuptuar se ku ndodhemi në rrugën tonë të rritjes. E dimë sa e rëndësishme është të marrim rezultat, por kjo vlen për të gjithë, sepse tani ka nisur faza vendimtare e sezonit dhe pikët peshojnë gjithnjë e më shumë”, deklaroi tekniku holandez.
Slot, që aktualisht e sheh kolegun Guardiola nga poshtë në renditje, me City-n 8 pikë përpara Liverpoolit dhe 6 pikë larg Arsenalit kryesues , kërkon një sinjal force nga skuadra e tij. “The Reds” janë momentalisht në vendin e gjashtë, por vetëm dy pikë larg Manchester United-it që mban pozicionin e katërt, objektivi minimal për kualifikimin në Champions League.
Slot ka injoruar kritikat e fillimit dhe ka vazhduar ta aktivizojë rregullisht gjermanin, një zgjedhje që po shpërblehet. “Merita kryesore për përmirësimin është e tij, por detyra e trajnerit është të këmbëngulë dhe ta hedhë lojtarin në fushë. Vetëm duke luajtur, futbollistët mund të rriten”, u shpreh Slot.
KOHA JONË SONDAZH

