Smajlaj tregon si u manipulua rezultateti në Kampionatin Europian (VIDEO)

Atleti Olimpik, Izmir Smajlaj hedh akuza për manipulime në rezultat në Kampionatin Europian që u mbajt në Berlin. Në një postim në Facebook ai publikon dhe videon ku e mbështet akuzën e tij.

“Të nderuar miq, Si fillim dua tiu falënderoj për mbështetjen e vëmëndjen që më kushtuat këto 2 ditë në garën time kualifikuese dhe finale. Por më vjen keq që dhe në “Kampionatin Europian” të zhvilluar në Berlin, të ketë manipulime në rezultat. Mund të shikoni videon për të parë të vërteten e kërcimit të 3-të i cili u deklarua 7,47m e më pas ma dhanë 7,73m, duke mos qënë të vërteta asnjë prej tyre. Ky gabim tepër i rëndë dhe tepër i qartë për të gjithë, më dëmtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave të mbyllura aktual, si dhe më dëmtoj moralisht që të isha në zonën e medaljeve këtë vit”,-shkruan Izmir Smajlaj.

Atleti shkodran thotë se bashkë me “Federaten Shqiptare të Atletikës”, kanë denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse si në IAAF dhe gjatë kohës po bëhen verifikimet e duhura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?