Sociedad shokon Barcelonën, i shkakton një tjetër humbje në La Liga

Real Sociedad konfirmohet sërish si një nga kundërshtarët më të vështirë për Barcelonën, veçanërisht në “San Sebastian”. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Ligës, baskët fituan 2-1 dhe i dhanë fund ecurisë pozitive të katalanasve.

Barcelona e pa veten dy herë pranë golit në pjesën e parë, por VAR-i anuloi fillimisht realizimin e Fermin Lopez për faull dhe më pas atë të Lamine Yamal për pozicion jashtë loje. Vendasit përfituan nga momenti dhe në minutën e 32-të kaluan në avantazh me Mikel Oyarzabal, autor i një goditjeje të saktë brenda zonës pas asistit të Goncalo Guedes. Edhe një penallti e dhënë për Barcelonën në minutat shtesë u anulua nga VAR-i.

Në pjesën e dytë, Barcelona barazoi në minutën e 69-të me Marcus Rashford, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Lamine Yamal. Gëzimi zgjati pak, pasi menjëherë pas rinisjes Goncalo Guedes riktheu avantazhin për Sociedad. Pavarësisht kartonit të kuq për Carlos Soler në fund, vendasit e administruan rezultatin dhe morën tri pikë të rëndësishme. Sociedad ngjitet në vendin e tetë, ndërsa Barcelona mbetet kryesuese, por me vetëm një pikë avantazh ndaj Real Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?