Sokol Cikalleshi e Bekim Balaj, sulm “kroat” ndaj Armenisë

Ekipi kroat i Split në gjysmëfinale të kupës së Kroacisë. Sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili shkëlqeu edhe në këtë ndeshje dhe që ka marrë ftesë nga trajneri Gianni de Biasi, për ndeshjen zyrtare ndaj Armenisë njoftoi i lumtur në profilin e tij “facebook”, se “shënova  një  gol dhe dhashë dy asiste sot!” Super fitore 1-4 ! Falënderoj zotin për gjithçka,” – u shpreh Cikalleshi. Bekim Balaj, gjithashtu një sulmues që luan në Kroaci po shkëlqen me ekipin e tij të Rijeka dhe është gati për ndeshjen e 29 nëntorit, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Të dy sulmuesit kanë marrë ftesë zyrtare nga ana e De Biasit dhe madje janë planifikuar të udhëheqin sulmin kuqezi përballë armenëve. Prej ditës së djeshme FSHF njoftoi se dolën në treg biletat e ndeshjes, çmimi i të cilave varion nga 1 mijë lekë në 10 mijë lekë (të reja). Kuqezinjtë do të luajnë në fund të muaji ndeshjen e katërt eliminatore “Francë 2016”.            

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?