Sokol Kushta: Më shqetësoi fakti se as lojtarët e as trajneri nuk ndihen fajtorë pas humbjes

Humbja kundër Republikës Çeke shqetëson jo pak ambientin rreth Kombëtares. Ndryshe nga Sylvinho, i cili nuk e bëri dramë këtë disfatë, Sokol Kushta, legjenda e futbollit shqiptar nuk e ka pritur mirë, mbi të gjitha nuk i ka pëlqyer sjellja e trajnerit dhe e lojtarëve pas kësaj humbje.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kushta shtoi se për të kjo humbje na kthen 2 hapa pas:

“Në këtë ndeshje bëmë dy hapa mbrapa, një në lojë, dhe e dyta në mendim pas loje. E para që luajtëm dobët dhe duhet të ri vijnë aty ku e nisem. E dyta që më shqetëson ishte që në intervista lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtor, por vazhdojnë me justifikime. Sa me shpejtë të rikthejnë ekipin aty ku e meritojnë tifozët kudo që janë”, shkruan Kushta në postimin e tij.

SHKARKO APP