Solskjaer do FA Cup: E kërkon historia e United. Sanchez? Po mendohemi

Manchester United fitoi 1-2 kundër Norwich dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e FA Cup. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Harry Maguire shënoi golin e triumfit në minutën e 118-të. Një rezultat që ka gëzuar Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri i United dëshiron ta fitojë këtë trofe dhe karikon skuadrën e tij për të bërë mirë. Nuk mungon as një koment për Alexis Sanchez. Sulmuesi është huazuar tek Interi dhe e ardhmja e tij do të vendoset në fund të sezonit.

Do të ishte shumë e rëndësishme të mbërrinim në finalen e FA Cup, sezonin e kaluar u eliminuam në çerekfinale nga Wolves. Tani do të luajmë gjysmëfinalen në Wembley, fitimi i trofeut do të ishte thelbësor për ne.

Duhet të ngremë një trofe, për të nderuar traditën fituese që ka Manchester United. Jemi shumë të lumtur që ndodhemi në gjysmëfinale. Sanchez? Alexis ka pësuar disa dëmtime këtë vit. Interi po mendohet, nuk ka marrë akoma një vendim.

Njësoj edhe për ne, do të marrim një vendim në sezonit në lidhje me të ardhmen e sulmuesit“, deklaron trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq”.

SHKARKO APP