Solskjaer e thotë hapur: Kemi nevojë për një sulmues!

Manchester United ka nevojë për një sulmues, teksa trajneri Solskjaer shpreson që lojtari i duhur të jetë Mario Mandzukic, i cili është në listën e largimeve nga Juventusit. Trajneri i Djajve të Kuq gjatë verës u shpreh se nuk kishte nevojë për sulmues, por në fillimin e sezonit, ka kuptuar se forca sulmuese mungon, pasi Rashoford dhe Martial nuk mund të garantojnë golat për të synuar një vend në Champions League.

 

“Sigurisht që kur u largua Sanchez dhe Lukaku, nuk kishim nevojë, por më pas kërkuam një sulmues. Kishte ardhur momenti që Lukaku të largohej, nuk mund të mbanim një futbollist, i cili nuk dëshironte që të qëndronte. Po kërkojmë një që ka fantazi dhe shënon gola. Duhet të jetë sulmuesi i duhur, që nuk arritëm që ta merrnim”, deklaroi Solskjaer.

Mbetet të shihet nëse Mandzukic do të jetë sulmuesi që kërkon United, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia e një afrimi të Bruno Fernandes apo Christian Eriksen. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP