Solskjaer: Kam besimin e drejtuesve, duhet të kthehemi aty ku ishim
United pësoi humbjen e katërt sezonale në Premier League kundër Manchester City-it. Trajeri Solskjaer pas ndeshjes u shpreh se ka ende besimin e drejtuesve.
“Është e vështirë të flasësh pas humbjes. Ne e nisëm keq. Ishim shumë pasiv, dhe kur pëson golin e parë në atë formë, bëhet shumë e vështirë. De Gea na mbajti disa herë në lojë, por kur lojtarët tanë nuk shënuan, City mundi të shënojë përsëri.
Duhet të kthehemi aty ku ishim më parë. Kemi lojtarët e duhur për ta bërë këtë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me klubin dhe dua më të mirën për United. Për sa kohë që jam këtu, do të bëj gjithçka që është e mundur, për të përmirësuar situatën”, deklaroi Solskjaer
KOHA JONË SONDAZH

