Solskjaer: McTominey luajti me një sy ndaj PSG, humbi një lente!

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka zbluar se mesfushori Scot McTominay luajti me një “sy” në pjesën e parë të duelit të Champions League kundër PSG, pasi humbi një nga lentet.

Mesfushori i talentuar bëri një paraqitje shumë të mirë duke lënë në stol emra të njohur si Paul Pogba, Nemanja Matic apo dhe van de Beek.

“Scotty luajti pjesën e parë me një lente, ishte gjëja më fantastike, sepse humbi një nga lentet. Ishte diçka e rrallë”, deklaroi strategu i United. Kujtojmë që United fitoi mbrëmjen e djeshme 2-1, falë një goli fantastik të Rashford tri minuta nga fundi i kohë së rregullt. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP