Son kundër Ronaldos, zbulohen formacionet e Kore-Portugali

Koreja e Jugut do të luajë pas pak minutash një ndeshje të rëndësishme ndaj Portugalisë, që ka siguruar nga ana tjetër kualifikimin. Te skuadra portugeze në fushë nga minuta e parë do të jetë edhe Cristiano Ronaldo, i cli do të mbështet nga Vitinha dhe Horta.

Në mesfushë ka hapësira për Nunes dhe Joao Mario, ndërkohë që Neves do të vendoset para mbrojtjes. Në mbrojtje Cancelo dhe Dalot do të luajnë si anësore dhe Pepe e Antnio Silva në qendër.

Koreja  e Jugut nga ana tjetër mbështetet te kapiteni Son, teksa synon që të kualifikohet me një fitore të mundshme, por me diferencë golash.

SHKARKO APP