Sonte finalja e shumëpritur Roma-Feyenoord, ja si do të hyjnë tifozët në “Air Albania”
Sonte në mbrëmje është finalja e madhe Roma-Feyenoord, dhe duke parë situatën e një dite më parë, me trazira nga tifozët, lind pyetja po në stadiumin “Air Albania”, si do të hyjnë tifozët? Përgjegjësi i steward-ëve, Naim Dani shpjegon këtë proces.
“Do të jetë kontrolli i pari nga policia e shtetit, që do të jenë në zonën e ambasadës italiane, te Presidenca, tek ish-Garda, te Poligoni. Do të bëhet kontrolli fizik dhe do të bëhet kontrolli vizual i biletës. Të gjithë janë të detyruar të hapin telefonin dhe të tregojnë biletën”.
Detaji që jo të gjithë e dinë, është se kur aktivizohet bileta, duhet të keni hapur Bluetooth-in në celularin tuaj. “Pastaj janë disa pika kontrollit ku do të futen të gjithë sportdashësit që kanë bileta, të ndarë sipas numrave. Mjafton të shohësh në fund të biletës majtas dhe orientohesh direkt”.