Sonte finalja e Superkupësë së Europës/ Real Madrid sfidon Frankfurtin

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Superkupës së Europës, që vendos përballë Real Madridin dhe Eintracht Frankfurt dhe që do të luhet në Helsinki.

Dy klubet përballen mes tyre pas 62 vitesh në një kompeticion europian dhe për herë të fundit kanë luajtur në finalen e Kupës së Kampioneve, në vitin 1960, me triumfin me goledaë të Real Madrid, 7-3.

Ekipi i Carlo Ancelotti vjen ndjeshëm i favorizuar në këtë duel, teksa ka një skuadër të mbushur me yje. Skuadra madrilene ka në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, ndërkohë që nga ana tjetër Frankfurti nuk do të ketë as Kostic, që do të transferohet te Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dueli starton në orën 21:00, teksa skuadra gjermane, do të përpiqet që t’i rezistojë kampionëve të Europës dhe pse jo të tentojë një surprizë të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?