Sonte luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia sfidon Laçin
Sonte në mbrëmje do të mbyllet sezoni në Shqipëri, me finalen e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia kërkon të marrë biletën e fundit në Conference League.
Shkodranët nuk arritën të ishin në katër vendet e para të kampionatit për të siguruar një vend në Europë, prandaj tani më presioni është totalisht tek ata, pasi vetëm fitorja në Kupë, mund të shpëtonte sezonin e kuqebluve.
Nga ana tjetër dhe Laçi kërkon ta mbyll me të paktën një trofe këtë sezon. Për nënkampionët e Shqipërisë bën tifo dhe Kukësi i Skënder Gegës i cili e mbylli në vendin e katërt dhe siguron biletën e fundit për në Conference League.
Finalja e Kupës Laci-Vllaznia do të luhet këtë të martë në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

