Sonte Napoli sfidon Barcelonën, Chelsea pret Bayern-in

Napoli pret Barcelonën në “San Paolo” ndërsa Chelsea përballet me Bayernin e Mynihut. Në një moment pozitiv Napoli sfidon Barcelonën në debutimin e trajnerit Gattuso në Champions. “Barcelona është më e fortë por ne do të luajmë shanset tona.

Hysaj pritet ta nisë nga pankina ndërsa mungesë e rëndësishme është Koulibaly. Demme pritet titullar ndërsa sulmi do jetë me treshen Insigne, Mertens e Callejon.

Leo Messi është pritur si hero në tokën e Diego Maradonës dhe është gati për ndeshjen e sotme ashtu si e gjithë Barcelona. Jordi Alba e Sergi Roberto mungojnë ndërsa në krah të Messit e Griezmann pritet Ansu Fati. Edhe Quique Setien bën debutimin në Champions dhe për ndeshjen sqaron: Pres Napolin më të mirë por ne do bëjmë lojën tonë dhe duam fitoren”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dueli tjetër i mbrëmjes është Cheslea-Bayern Mynih. Në Londër pritet spektakël dhe trajneri Lampard sqaron se përveçse do kujdes për mbrojtjen do shohë shumë edhe nga sulmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?