Sonte ndeshja Kosovë-Turqi, rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin frymëzues
ESPN ka parashikuar se Kosova do të fitojë ndaj Turqisë në finale të play-off-it për Kupën e Botës 2026.
Sipas mediumit amerikan, skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka energji, ritëm dhe guxim për të befasuar favoritët turq, pavarësisht lojtarëve të tyre të nivelit të lartë si Arda Guler, Hakan Çalhanoğlu dhe Kenan Yildiz.
Artikulli thekson se atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” mund të jetë në favor të Kosovës. Një fitore ndaj Turqisë do t’i siguronte Kosovës kualifikimin në Botëror, duke shënuar një arritje historike për futbollin kosovar.
KOHA JONË SONDAZH

