Sonte Partizani sfidon Dinamon në ”Air Albania”, finale për vendin e katërt

Sonte në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, do të startojë derbi i vogël i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit. Kjo është një përballje që konsiderohet si finale për vendin e katërt teksa të dyja skuadrat janë aktualisht me pikë të barabarta 39, si dhe luftojnë për të siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”. Në përballjet mes tyre në këtë sezon, janë blutë ata që kanë triumfuar teksa kanë fituar në të dyja fazat e mëparshme. Në fazën e parë të besuarit e trajnerit Ilir Daja fituan me shifrat 2-0, ndërsa në fazën e dytë regjistruan fitoren me shifrat 1-3.

Skuadrat vijnë në një formë krejtësisht të ndryshme nga e kaluara. Të kuqtë kanë koleksionuar katër fitore radhazi në kampionat, teksa edhe pse u eliminuam nga Kupa në mesjavë, sërish kanë motivimin dhe ekzaltimin e duhur për të arritur vendin e katërt tashmë që e kanë zeruar diferencën disapikëshe kishin me Dinamon vetëm disa javë më parë. Nga ana tjetër, Dinamo nuk është në momentin e saj më të mirë dhe në kampionat, para fitores së javës së kaluar ndaj Vorës në fundin e ndeshjes me rezultatin 1-2, kishte kaluar pa regjistruar fitore në shtatë ndeshje.

Sa i takon mungesave, të dyja skuadrat nuk do të jenë me organikën e plotë në këtë derbi. Dinamo vuan mungesën e Qardakut dhe të Beqjës për shkak të dëmtimeve ndërsa nga ana tjetër, te Partizani do të mungojë Sembene, me mbrojtësin që ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?