Sonte sfida me Çekinë, tranjeri Sylvinho çon 4 futbollistë në tribunë

Trajneri i kombëtares Sylvihno është detyruar të lërë jashtë listës për ndeshjen me Çekinë katër futbollistë. Simon Simoni, Feta Fetai, Jon Mersinaj dhe Mirlind Daku nuk do të jenë as në stol ndaj çekëve. Nëse Daku është i pezulluar për shkak kartonësh, tre të tjerët janë lënë jashtë nga vetë trajneri, për shkak se nuk lejohen më shumë se 23 futbollistë, sipas rregullores së UEFA-s. Në këtë situatë, Silvinjo ka qenë i detyruar të sakrifikojë disa lojtarë, të cilët do e ndjekin ndeshjen nga tribuna.

SHKARKO APP