Sonte shpallet se kush e merr çmimin ”Topi i Artë”, por mediat spanjolle e bëjnë të kryer fituesin

Sytë e botës së futbollit janë në Paris, pasi sonte në orën 20:30 do të mbahet ceremonia e dorëzimit të ”Topit të Artë” në edicionin e 67 të tij, që akordohet nga revista franceze ”France Football”. Favoriti për ta fituar çmimin më prestigjoz individual është Lionel Messi, i cili tani luan në Amerikë me Inter Miami-n.

Për 36-vjeçarin ky do jetë Topi i tetë i Artë në karrierë, një shifër e paimagjinueshme që vështirë se mund të parakalohet ndonjëherë. Ndonëse ka konkurentë shumë të fortë si Erling Halaand, i cili ka fituar trpiletën me City-n, apo edhe Kevin de Bruyne, disa media në Spanjë e kanë bërë të kryer se Messi do jetë fitues.

Në listën me 30 futbollistë pretendent bëjnë pjesë edhe Mbappe, Bernando Silva, Harry Kane apo edhe lojtarët e Interit finalistë të Champions League si Lautaro, Andre Onana apo Nico Barrela, me këtë të fundit i cili është italiani i vetëm në listë.

Përveç ”Topit të Artë”, do jepen edhe çmimet të tjera si Kopa për futbollistin më të mirë nën 21 vjeç ku Bellingham i Real Madrid është favoriti absolut, apo edhe çmime të tjera si ‘Yashin’ për portierin më të mirë në botë.

SHKARKO APP