Sonte superkupa Tirana-Vllaznia, publikohen formacionet zyrtare
Tirana dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme mes tyre në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.
Te Tirana do të mungojë Tosevski dhe vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes, do ta marrë Përgjoni. Për pjesën tjetër, Bekaj e nis titullar në portë, ndërsa pjesa tjetër e mbrojtjes do të përbëhet nga Najdovski, Behiratche dhe Ismajlgeci.
Treshja e mesfushës do përbëhet nga Aleksi, Deliu dhe Kallaku, ndërsa në majën e sulmit është Patrick, i cili do të ndihmohet nga Xhixha dhe Hasani nga krahët.
Më të mëdha janë mungesat te Vllaznia, aty ku dy qendërmbrojtësit, Juric dhe Bulatovic nuk do të jenë të gatshëm dhe për këtë arsye, Josa ka vendosur të sakrifikojë Gurishtën në qendër të mbrojtjes, së bashku me Dejan Shehin, para portierit Zogovic.
Nga dy krahët, do të jenë Kruja dhe Hakaj. Në mesfushë, janë titullarë Alivoda, Boshnjaku dhe Jonuzi, ndërsa në sulm treshja, Mala-Hoxhaj-Marku.
FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana: Bekaj, Përgjoni, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Kallaku, Aleksi, Deliu, Xhixha, Hasani, Patrick
Vllaznia: Zogovic, Hakaj, Shehi, Gurishta, Kruja, Jonuzi, Boshnjaku, Alivoda, Marku, Mala, Hoxhaj
KOHA JONË SONDAZH

