Sonte superndeshja e futbollit Portugali-Francë

Kjo e shtunë ka një ndeshje spektakolare.

Në orën 20:45, në stadiumin “Da Luz”, luhet ndeshja mes Portugalisë dhe Francës, e vlefshme për Grupin të Tretë, në Divizionin Elitar të Ligës së Kombeve.

Pritet të jetë një sfidë mjaft e bukur, pasi të dy ekipet luftojnë për vendin e parë të grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kilyan Mbappe nuk do të luaj nga minuta e parë për Francën në këtë takim. Sulmuesi vuante nga një dëmtim muskulor dhe për këtë arsye nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që sfida e muajt tetor mes dy skuadrave u mbyll në barazim 0-0.

Formacionet e mundshme:

Portugalia: Patricio – Cancelo, Semedo, Dias, Guerreiro – Fernandes, Danilo, Carvalho – B. Silva (ose Jota), Felix, Ronaldo.

Francë: Lloris – Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez – Martial, Pogba, Kante, Coman – Griezmann, Giroud.

Po kështu sonte luhet edhe ndeshja Zvicër-Spanjë, kurse Gjermani luan me Ukrahinën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?