Sonte ”Topi i Artë” shqiptar, gara për 9 çmime

Sonte do të mbahet ”Topi i Artë” shqiptar dhe të nominuar janë Dejvi Bregu i Dinamos, Baton Zabërgja ish-dinamovit i cili tani luan në Ukrainë, Bekim Balaj i Vllaznisë si dhe portieri i Egnatias dhe Kombëtares Mario Dajsinani. Fituesi në fuqi i këtij çmimi është sulmuesi Balaj, ndërsa përveç fituesit të Topit të Artë për djem do të jetë edhe ai për vajza. Mbrëmja gala do të nisë në orën 20:00, ndërsa dy çmime do të jetë të dedikuar për kombëtaren: Zemra Kuqezi si dhe Lojtari i vitit. Në total janë 9 çmime individuale për t’u shpërndarë, të votuar në mënyra të ndryshme, ndërsa me interes pritet edhe 11-shja më e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?