Sopoti “nxjerr” Dinamon nga kompleksi, të shtunën në Peqin, “çmenden” 3 ekipet kryeqytetase
Tirana, Partizani dhe Dinamo numërojnë plot 57 tituj kampionë në Shqipëri. Sopoti i Librazhdit nuk ka luajtur as 5 sezone në elitën e futbollit shqiptar. Por librazhdasit stërviten çdo ditë në kompleksin “Dinamo” , kompleksi më i i mirë sportiv në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, me synimin për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Blutë kryeqytetas të Dinamos, që këtë vit kanë të njëjtat synime me Sopotin dhe garojnë në të njëjtin grup të Kategorisë së Parë, për t’u ngjitur në elitë, u duhet të presin kur të mbarojë stërvitjen Sopoti, për të nisur përgatitjet, ndonëse kompleksin e konsiderojnë shtëpinë e tyre dhe është ndërtuar pikërisht për këtë ekip dhe këtë klub. Gjatë ditës së sotme Dinamo ka reaguar për mënyrën sesi po trajtohet, pasi edhe ekipi i Kategorisë Superiore, Kukësi, stërvitet në të njëjtin kompleks. Si të mos mjaftonte ky fakt, Sopoti i Librazhdit duke qenë se fusha e vet nuk plotëson standardet, ndeshjet brenda është i detyruar t’i zhvillojë në fushë asnjanëse. Dhe të shtunën Sopoti përgatitur të presë Naftëtarin në Peqin, aty ku Tirana ka planifikuar të presë Partizanin, në ndeshjen derbi të kryeqytetit. Stadiumi “Qemal Stafa” në pamundësi të hapë dyert të premten, dhe për shkak Partizani këmbëngul që kjo ndeshje të luhet sipas kalendarit dhe të mos spostohet, Tiranës i mbetet fusha e Peqinit, si alternativa e vetme që derbi të luhet sa më afër kryeqytetit. Stadiumet e Krujës, Durrësit, Kavajës, Lushnjës dhe Peqinit, do të jenë në dispozicion të skuadrave vendase këtë javë, ndërsa ai i Elbasanit është në rikonstruksion. Në këto kushte, teksa Sapoti pretendon se është shumë pranë marrëveshjes me peqinasit, duket se i ka sfiduar që treja ekipet kryeqytetase, bashkë me historinë e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

