Sormani: Humbje e pamerituar, jam i lumtur pë lojën e lojtarëve të mi

Sormani e nisi me humbje aventurën e dytë te Partizani, por strategu italian ka mbetur i kënaqur nga loja e futbollistëve në Korçë. Sipas tij, penalltia e dytë e humbur mund të kishte sjellë një tjetër rezultat.

“Mendoj se kemi bërë të gjithë ndeshjen mirë se luajtëm edhe me një njeri më pak. E besonim, nëse shënonim penalltinë e dytë edhe mund ta fitonim. Jam i lumtur për djemtë për paraqitjen në një situatë jo të mirë, ka gjëra të mira. Rezultati nuk të pëlqen, por paraqitja ishte e mirë në një situatë jo edhe aq të mirë.

Merkato? Mendoj të trajnoj djemtë që janë, pastaj klubi bën vlerësimet e veta,. Por ky nuk është momenti të flasim për këto gjëra, por për paraqitjet, rastet që krijuam, mundësinë që mund të rikuperonim ndeshjen që shumë pak skuadra mund ta rikuperonim.

Duhet t’i bëjmë komplimente Ferhatit se ka bërë një ndeshje të mirë në debutim, ka bërë një ndeshje të fortë, shpenzoi shumë dhe menduam t’i jepnim Romeros mundësinë në 15 minuat e fundit. Duhet të mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë, kishim më shumë se një rast, duhej të ishim më cinikë, duhej të sistemonim atë që duhej bërë para se të krijonim ekuilibrin, gjë që nuk ndodhi. Kampionatin e tregon klasifikimi që është i ekuilibruar. Nuk e meritonim të humbnim sot për paraqitjen që bëmë, por ndodh, është normale në futbollin modern. Duhet të jesh konstant në 95 minuta për të fituar një ndeshje”, tha Sormani

SHKARKO APP