Sormani: Laçi ekip europian, na duhen ende pikë për të arritur objektivin

Trajneri i Partizanit Adolfo Sormani u shpreh i lumtur për fitoren minimale 1-0 përballë laçit, ndërsa në intervistën e dhënë për Supersport, pranoi se kurbinasit luajnë një futboll shumë të bukur dhe janë të vështirë për t’u mposhtur.

“Vinim pas dy fitoresh radhazi dhe ishte shumë e rëndësishme që të vijonim në këtë rrugë, jo vetëm për aspektin moral, por edhe për faktin që jemi në fazën vendimtare të sezonit, ku na duhen pikë për të arritur objektivin.

Sot kam qenë i kënaqur, sepse shënuam një gol dhe ishin të blinduar mbrapa, duke mos lejuar kundërshtarin të na kërcënojë dhe të mos bëjë asnjë gjuajtje.

E kishim përgatitur ndeshjen në mënyrë të tillë, që nëse do të shënonim gol do të qëndronim mbrapa dhe më pas do të niseshim drejt sulmit. Për fat të mirë shënuam shpejtë, megjithatë Laçi meriton komplimente, pasi bën një futboll Europian në kampionatin shqiptar.

Europa? Përgjigjet do t’i jap në fund. Njerëzit flasin, por ne jemi në lojë. Unë vazhdoj të punoj dhe për të ardhmen do të shohim në fund të sezonit”, u shpreh Sormani.

SHKARKO APP