Sormani nis përgatitjet te Partizani, zyrtarizohen dy miqësore gjatë janarit

Trajner i Partizanit, Adolfo Sormani pas zyrtarizimit nisi punën me futbollistët me seancën e vetme që u zhvillua në Pezë në orën 10:30.

54-vjeçari u prezantua me futbollistët dhe stafin në prani të presidentit Gazment Demi. Stafit teknik i janë bashkuar edhe ndihmësi Giovani Mazzella dhe përgatitësi atletik Gabriele Faccia. Në mbrëmje ekipi do të udhëtojë drejt Turqisë për të kryer mini-fazën përgatitore.

Përgjatë qëndrimit 12 ditor në Antalia, të kuqtë do të zhvillojnë edhe 2 ndeshje miqësore me turqit e Trabzonsporit, në datën 10 janar, dhe me hungarezët e Budapest Honved, më datë 15 janar.

 

SHKARKO APP