Sorrentino: Ronaldo nuk më dha fanellën, pasi i prita penalltinë!

Cristiano Ronaldos nuk i pëlqen që të humbasë dhe këtë gjë e ka treguar në gjithë karrierën e tij. Sulmuesi portugez nuk është prezantuar në çmimet kur e ka ditur se nuk ka qenë i pari. Në një intervistë të dhënë së fundmi nga portieri veteran, Sorrentino, ai ka treguar për “Sky Sport”, se portugezi nuk e mbajti fjalën për t’i dhënë fanellën, pasi gardiani italian i priti një penallti.

“Kisha rënë dakord me Ronaldon që të ndërronim fanellat në fund të ndeshjes. Por pasi humbi atë penallti, shihej qartësisht se ishte i inatosur. Ai është një kampion dhe nuk i pëlqen kurrë të humbasë, ndërsa ajo ishte penalltia e parë që gabonte në Itali.

Në dhomat e zhveshjeve, më bëri komplimente, më shtrëngoi edhe dorën, por më pas u largua pa më dhënë fanellën, i nxirë në fytyrë. Në fund, mora atë të Dybala ndaj nuk mendoj se më shkoi shumë keq”, tha portieri italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?