Sosa zbulon ëndrrën: Shpresoj që një ditë të drejtoj Juventusin!

Paulo Sousa, ish-mesfushori i Juventusit dhe tashme trajner i Bordeaux, nuk e ka harruar “Zonjën e Vjetër”. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Tuttosport”, ai ka shprehur dëshirën që një ditë të drejtojë kampionët e Italisë.

“Gjithmonë kam ëndërruar që të drejtojë një skuadër të mbushur me kampion dhe të provoj që të fitoj. Juventus, është një prej tyre padyshim. Por nuk dua që kurrë që të shkoj te Juventusi për shkak të miqësisë me Andrea Agnellin. E di që në disa raste funksionon kështu, por jo për mua. Do më pëlqente një ditë ta meritoja atë pankinë, pasi mund të jap diçka”, deklaroi Sosa.

Portugezi ka luajtur te skuadra bardhezi për dy sezone, nga viti 1996 deri në 1998. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP